Çitaku kritikon institucionet e Kosovës: Ushtarët e UÇK-së në Hagë s’kanë nevojë për vizita

Aktuale

Çitaku kritikon institucionet e Kosovës: Ushtarët e UÇK-së në Hagë s’kanë nevojë për vizita

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:04
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar institucionet e Kosovës, të cilat sipas saj nuk po punojnë në mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, Çitaku tha se ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, nuk kanë nevojë për vizita.

“Kemi parë shumë pak përpjekje institucionale për të mbrojtur të vërtetën dhe luftën e UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së në Hagë nuk kanë nevojë për vizita, për të parë a kanë bukë, ose kafe për të pirë. Për këto çështje i kanë familjarët. Institucionet kanë nevojë që të shihet një angazhim serioz për të mbrojtur të vërtetën dhe luftën e UÇK-së”, tha nënkryetarja e PDK-së, në emisionin Frontal.

Përkundrazi, sipas Çitakut, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, po tentojnë të ndryshojnë historinë. 

Ajo përmendi përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku nuk u përmendën emrat e personave që sipas saj, shtruan rrugën drejt pavarësisë.

“Sidomos muajt e fundit, në shkurt e kishim përvjetorin, pamë përpjekje për të ndryshuar, emrat e personave që kishin rol, nuk përmendet emrat e tyre fare. Ne duhet pa komplekse dhe këto ngarkesat politike dhe personale që mund t’i kemi duhet të pushojnë në momente të caktuara”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat