Pako nga Qeveria, Rron Gjinovci ironizon me Kurtin: Hajde krejtve ka ni gurabi

Aktuale

Pako nga Qeveria, Rron Gjinovci ironizon me Kurtin: Hajde krejtve ka ni gurabi

Nga: G.B Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:13
Rron Gjinovci

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistëve dhe studentëve.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati.

Pas kësaj ka reaguar Rron Gjinovci nga shoqëria civile.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se Kurti ua ndau të gjithëve nga një gurabi, përcjell Bota sot.

“12 prill 2022 - Albin Kurti: hajde krejtve ka ni gurabi”, ka shkruar ai në Facebook./BS/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat