Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas prezantimit të masave shtesë nga Qeveria Kurti për qytetarët e Kosovës.
Haxhiu ka thënë se nuk jemi as afër zgjedhjeve parlamentare e as atyre lokale, por sipas saj janë afër qytetarëve.
“Siç e tha kryeministri, nuk jemi as afër zgjedhjeve parlamentare dhe as atyre lokale por jemi gjithnjë afër qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ndryshe, sot Qeveria ka njoftuar se do të mbështet me nga 100 euro pensionistët, studentët, punëtorët në sektorin privat dhe publik.