Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka komentuar masat e reja të Qeverisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për ndarjen e 100 eurove për pensionistët punëtorët, e studentët.
Haxhiu ka ka thënë se kriza nuk kalohet me një muaj derisa shtesat prej 100 euro i ka quajtur lëmoshë.
“Ato 100 euro shpenzohen me të hyrë në shitore”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Sipas tij plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin Pensional duhet të ndodhë pasi që ai tha se kjo është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.