Këta janë dy biznesmenët e arrestuar për mashtrim me viza në Prizren

Aktuale

Këta janë dy biznesmenët e arrestuar për mashtrim me viza në Prizren

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:51
Hatim Berisha dhe Zaim Domazeti

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër Hatim Berishës dhe Zaim Domazetit nën dyshimet për mashtrim me viza pune.

Sipas aktakuzës, ata me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ua merrnin qytetarëve nga 300 deri në 500 euro për viza pune në Kroaci e Gjermani.

“N muaji nëntor 2020 deri më datë 19.04.2021, në rrugën “Zanat” në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “T.&Z.” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke fshehur faktet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë dhe vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit: L.K., P.F.,V.S., S.T., Gj.S., E.K., Sh.S., E.F., J.D., K.Sh., D.J., dhe F.K., që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “T.&Z.” SH.P.K., si agjenci punësimi kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kush janë Hatim Berisha dhe Zaim Domazeti?

Hatim Berisha dhe Zaim Domazeti janë dy pronarët e “Timi & Zaimi” në Prizren kanë mashtruar së paku 12 qytetarë për rregullimin e vizave të punës për në Gjermani dhe Kroaci.

Për disa muaj ata arritën të përfitonin rreth 5 mijë euro duke i mashtruar qytetarët kinse për pajisje me viza pune në Gjermani e Kroaci.

Ata dyshohet se “me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë apo vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre”.

“Të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror në vitin 2020 krijojnë biznesin “Timi & Zaimi” SH.P.K., si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Siç shkruhet tutje kjo kompani ka kërkuar nga qytetarët që kanë aplikuar plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300  deri në 500  euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat