Memli Krasniqi: Besnik Bislimi ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në KE

Aktuale

Memli Krasniqi: Besnik Bislimi ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në KE

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:23
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar zv-kryeministrni e Kosovës, Besnik Bislimi.

Sipas Krasniqit, ishte Bislimi ai që ia pamundësoi Kosovës, rrugëtimin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Edhe Bislimi është bërë protagonist, dhe ka marrë një hise goxha të madhe të vëmendjes në arenën vendore dhe ndërkombëtare”.

“Pikërisht kur Kosovës ju hap mundësia që të lëviz në drejtim të anëtarësimit në Këshillit e Evropës, lirisht mund të themi se skandali amatoresk i Bislimit e deskriditoj këtë mundësi qysh në fillim dhe efektivisht ja pamundësoi Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, është shprehur Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat