Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj AAK-së, e cila ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për punëtorët e sektorit publik e privat, studentët e pensionistët.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë se po tregohen qesharakë dhe i ka kërkuar që të koncentrohen, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Na ka pas lodhë AAK'ja duke kërku që qeveria t'ua ndajë nga 100 euro zyrtarëve publikë. Tash kur qeveria vendosi t'ua jep krejtve, n'publik e n'privat, nga 100 euro, Ramushi po thotë se janë pak dhe nuk e zgjidhin problemin. A po koncentroheni, se po bëheni qesharakë.