Ka përfunduar seanca ku u mbajt debat parlamentar për politikën e jashtme. Meqë në sallën e Kuvendit nuk ka qenë e pranishme ministrja Donika Gërvalla, opozita ka vendosur që të lëshojë sallën.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se për vazhdimin e kësaj seance do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka vlerësuar pushtetin me njësh në politikë të jashtme.
Zemaj: Po e përfundojmë seancën me një njësh sa koka
“Ne po e mbyllim këtë debat me një vlerësim në atë ditarin e paaftësisë me një njësh sa koka, kaq qe. Edhe nuk kemi çka të shtojmë tjetër”, tha ai.
Edhe deputetja Albana Bytyqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë në sallë, për shkak të mos prezencës së ministres Donika Gërvalla.