Ish deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ka deklaruar se vota e tij pro miratimit të Gjykatës Speciale ishte e pavullnetshme.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar analisti Nexhat Haziri, i cili ka pyetur Ibishin nëse “vrasjet e aktivistëve të LDK-së ishin të vullnetshme”.
Duke aluduar në Ibishin, Haziri ka thënë se është mjerim se kush i ka përfaqësuar vlerat e LDK-së.
Postimi i plotë:
Nuredin Ibishi: Vota ime pro miratimit të Speciales ishte e pavullnetshme
-Po vrasjet e aktivistëve të LDK-së a ishin të vullnetshme o Nuro. Viktimat e komandant Calit, a nuk meritojnë drejtesi. Mjerim kush i ka përfaqësuar vlerat e partisë së Ibrahim Rugovës në Kuvendin e Kosovës.
Zaten, po dëshmohet çdo ditë e më shumë se këto vlera vdiqën në ditën kur vdiq edhe Rugova.(n.h)