Abazi flet për vizitën e Kurtit në SHBA

Aktuale

Abazi flet për vizitën e Kurtit në SHBA

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:52
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për vizitën dyjavore të përmendur të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abazi tha se nuk mund të spekulohet se në çfarë niveli do të pritet kryeministri Kurti në Amerikë.

“E para është paragjykim se kur dhe në çfarë takimi do të shkojë kryeministri i Kosovës. Mendoj që tani kur i gjithë fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është në përfundimin e luftës në Ukrainë, nuk mendoj që është momenti më i duhur për të bërë vizita por kjo varet nga agjenda apo takimeve që mund të realizohen gjatë qëndrimit atje. Nuk mund të spekulojmë se në cilin nivel dhe cfarë do të diskutohet”, tha Abazi.

Ai tutje shtoi se nuk ka diçka mes Kosovës dhe SHBA’së që ngrijnë dyshime se ka marrëdhënie të lënduar mes dy shteteve.

“Është hipotetike për të thënë që nuk pritet. I kemi takime të rregullta të ambasadës të SHBA’së me kryeministrin e me institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë element që na bëjnë me dyshu se paska marrëdhënie të lënduar ndërmjet dyjave shteteve. Momenti se kur do të realizohet këto takime, është çështje e planit dhe përgatitjes”, shtoi Abazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat