Jahja Kokaj është ndër deputetët më të vjetër në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo ai është poashtu edhe ndër më të pasurit në Kuvend. Këtë e ka deklaruar ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Kokaj ka deklaruar se posedon dy shtëpi, dy banesa e një dyqan të gjitha në vlerën mbi 1 milonë e 165 mijë euro. Vetëm njëra nga shtëpitë bashkë me biblotekë, ka vlerën e gjysëm milioni apo 480 mijë euro.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar poashtu se posedon dy vetura, njërën në vlerën 1,700 euro dhe tjetrën pesë mijë euro.
Afro 47 mijë euro janë paratë e kursyera të deputetit. Ndërkaq mbi 40 mijë euro janë të hyrat vjetore të tij dhe fëmijëve nga pagat./Bota sot
