Ka dështuar mbledhja e komisionit të AKI-së.
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e kërkuar për raportim nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Bëhet e ditur se Ajeti ishte ftuar për të raportuar në këtë komision, lidhur me çështjen e rastit të Dick Marty, i cili deklaroi ditë më parë se serbët e kanë kërcënuar me vrasje.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila njëherësh është kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka njoftuar se mbledhja e sotme e këtij komisioni ka dështuar të mbahet pasi siç ka thënë, është bojkotuar nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.