Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se të gjithë ata që pagën primare e kanë nën 1 mijë euro do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për ndarjen e 100 euroshit si ndihmë për muajin prill në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Murati në një konferencë për medie, ka sqaruar se nga ky përfitim do të përjashtohen të gjithë ata që janë në pozita drejtuese të niveleve qeverisëse, si dhe të gjithë ata që kanë paga mbi 1,000 euro.
“Kriter do të jetë që të gjitha pagat primare që janë nën 1,000 euro do të mund të përfitojnë, kurse ata që janë mbi, praktikisht nuk përfitojnë nga kjo mbështetje.
Nga këtu do të përjashtohen të gjitha pozitat drejtuese në nivele qeverisëse të vendit”, tha Murati.