Propozimi për pagën minimale në Qeveri, sindikatat e sektorit privat thërrasin konferencë

Aktuale

Propozimi për pagën minimale në Qeveri, sindikatat e sektorit privat thërrasin konferencë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media sot.

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës, sot me datë 13.04.2022 në ora 15:00 mban konferencë për shtyp në zyre të sindikatës”, thuhet në njoftim.

Ky reagim erdhi pasi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji që i hapë rrugë miratimit të pagës minimale në vlerë 264 euro bruto.

E kjo rritje është kundërshtuar vazhdimisht nga sindikatat.

Ato po kërkojnë që paga minimale në Kosovë të jetë të paktën 400 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat