Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar 220 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.
“42 kanë marrë ndihmë mjekësore në Dhomën e Reanimimit (Kujdesit të Avancuar Emergjent).
35 në Dhomën e Shërbimit të Kirurgjisë, 81 në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 53 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik.
Ndërkohë, si pasojë e aksidenteve në komunikacion, 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së.