Besnik Tahiri: Paga minimale të jetë 370 euro neto, e 400 bruto!

Aktuale

Besnik Tahiri: Paga minimale të jetë 370 euro neto, e 400 bruto!

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:23
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri i AAK-së nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që paga minimale të vend të jetë 264 euro.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, dhe 400 euro bruto.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend.

Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, shkruan Tahiri në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat