A.SH është liruar nga masa e paraburgimit. I njëjti ishte arrestuar në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës të njohur me emrin ‘’Pika1’’.
Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Bledar Gashi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Është liruar nga masa e paraburgimit zyrtari policor me inicialet A SH dhe të njëjtit masa e paraburgimit i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.’’ ka shkruar Gashi.
Sipas Gashit ky është një vendim i arritur me përkushtim dhe punë profesionale.
Në këtë operacion, IPK-ja kishte arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganor.