Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është mjaft shqetësues raporti i Departamentit të Shtetit sa i përket gjetjeve në raport për me mediat dhe fjalën e lirë e ku këtu ka kritikuar qeverinë Kurti,.
Por Haradinaj nuk ka parë vetëm ”zi” në këtë raport e ku këtu ka përmendur punën që po bënë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe vlerësimet nga DASH për FSK
Reagimi i plotë:
Inkurajuese vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së. Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera. Qeveria t’i adresojë me urgjencë këto gjetje.