Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka komentuar raportin e DASH’it sa i përket shkarkimit të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Avdyli thotë se DASH’it nuk e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, por vetëm i ka prezantuar kritikat që i ka bërë shoqëria civile për këtë çështje.
Ai tutje tha se shkarkimi i Dakës ka qenë njëri ndër vendimet më të mira të Presidencës.
“Aty nuk bëhet fjalë që State Departamenti ka kritiku, aty bëhet fjalë se State Departamenti ka prezantun kritika që i ka bërë shoqëria civile dhe akterë të ndryshëm politik të Kosovës. Mendoj që shkarkimi i Dakës ka qenë njëri ndër vendimet më të mira të Presidencës në këtë vit, ajo e ka tejkaluar kompetencat e veta në të shumtën e rasteve.
Ajo duhej të ishte mbi palët, ndërsa shpesh herë ka marrë anim në komisionin zgjehdor. E dini se më 14 shkurrt cfarë pengesash ka shkaktuar ajo”, tha ai.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, për Kosovën, mbi të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera ka përmendur shkarkimin e ish-kryetarës së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Dakës, nga Presidentja Vjosa Osmani, vitin e kaluar.