Anëtari i Listës Guxo, Burim Meta, ka thënë se në zgjedhjet e kaluara lokale kishte garë me VV-në për listat zgjedhore.
Ai shton se LG u tregua e kuptueshme në zgjedhjet lokale në raport me VV-në, me të cilën është në koalicion qeverisës.
Ai po ashtu komentoi edhe sondazhin e fundit që e tregon LG-në me 1.1% të votave në nivel vendi.
“Jemi parti me vlera dhe besoj se sondazhi nuk na tregon korrekt”, tha ai.
“Kemi pasur rritjen e pakontrolluar të VV-së, të cilën qytetari e pëlqeu dhe e votoi me 51% të votave. Por po them se në zgjedhjet lokale kishte rënie për arsye se kishte garë ndërmjet vete për kandidatë për kryetarë. Por po e them se po të ishte kandidati ynë në Istog , ne do të korrnim fitore. Jo vetëm aty, por edhe në Mitrovicë. Tash nuk po bëj parashikime. Edhe Avdylin po ta kishim në Prizren do të fitonim”, shtoi ai.