Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e politikës së jashtme së Qeverisë Kurti.
Ajo ka thënë se qeveria aktuale jo vetëm se nuk ka krijuar aleanca të reja, por nuk kanë mbajt as ato aleanca që janë krijuar me dekada nga institucionet e Kosovës.
Sipas Çitakut, kryeministri Albin Kurti po mundohet ta ruajë Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“E kemi dëgjuar shpesh kryeministrin të flasë për bashkëpunimin me ShBA-të si nënshtrim, do të thotë kryeministri po mundohet me e ruajt Kosovën, kufijtë e Kosovës prej Amerikës, po mundohet me ruajt sovranitetin e Kosovës prej ShBA-së”, ka thënë Çitaku në ATV.
Ajo ka përmendur edhe një deklaratë të Kurtit.
“Ka qenë kryeministër kur ka thënë Amelika, Amelika, Shtëpia e Verdhë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka folur edhe për marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se kjo Qeveri herë e respekton e herë jo.
“E, kemi marrëveshjen e Uashingtonit e cila se e dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsistente në politikën e tyre të jashtme dhe e kemi këtë marrëveshje. Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur me thënë më së buti qëndrim mbipolar në raport me atë marrëveshje, herë kanë thënë që e respektojnë herë kanë thënë që nuk e respektojnë”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së.