Mustafa: Jemi pro idesë që paga prej 250 euro të mos tatohe

Aktuale

Mustafa: Jemi pro idesë që paga prej 250 euro të mos tatohe

Më: 14 prill 2022 Në ora: 00:19
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se rritja e pagës minimale është një nga mjetet e Qeverisë për të vepruar në kohën kur vendi po përballet dhe një krizë ekonomike.

Ai tha se e ka të pamundur të përgjigjet në pyetjen se a është e mjaftueshme paga prej 250 eurove, sepse sipas tij, për këto çështje duhet të ketë kooridnim me Këshillin Socio Ekonomik.

“Pikërisht këtu qëndron problemi pra te Këshilli i cili ekziston për të koordinuar, për të arritur një konsensus në mes të gjitha palëve të interesit duke përfshirë këtu Qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e bizneseve dhe sindikatat. Prandaj edhe ekziston kjo platformë, ky forum ku të gjitha këto opsione diskutohen dhe votohen dhe arrihet një konsensus”, tha Mustafa.

I pyetur nëse LDK është pro idesë që paga prej 250 eurove të mos tatimohet, ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë kundër rritjes së tatimeve.

“LDK ka qenë gjithmonë kundër rritjes së tatimeve, dhe jam i bindur se një gjë e tillë do të reflektohej edhe sikur të vinte në Kuvend për t’u votuar LDK do të votonte kundër rritjes së normave të tatimeve. Si parti e qendrës së djathtë gjthmonë jemi përkrahës të idesë së ekonomisë së lirë ku sektori privat zhvillon ekonominë dhe jo sektori publik sepse sektori privat me këtë rëndesë e ka të pamundur”, ka shtuar Mustafa.

Tutje ai tha se si LDK në parim janë për tatime më të ulëta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat