​Mungesa e deputetëve, nervozohet Konjufca - shtyhet seanca e Kuvendit

Aktuale

​Mungesa e deputetëve, nervozohet Konjufca - shtyhet seanca e Kuvendit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 07:48 Përditësuar në ora: 12:43 më 14.04.2022
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi voton projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ky projektligj u votua nga 63 deputetë, ndërkaq kundër dolën 63.

Zemaj-VV-së: Erdh Albini tash ua bën votat

Përshkak të mungesës së disa deputetëve të VV-së në seancën e Kuvendit, disa projektligje nuk kaluan shkaku i kuorumit.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, me ironi komentoi hyrjen e kryeministrit Albin Kurti në sallë duke thënë se tash voton kryeministri Kurti për projektligje.

“Erdh Albini, erdh kryeministri tash voton”, u dëgjua duke thënë Zemaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend dite por në votim mungonin 61 vota.

Pasi arritën në kuvend edhe deputetët e tjerë të VV-së, u miratuan disa Projektligje

Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.

Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim.

Me po këtë rezultat është votuar në parim Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore.

Selmanaj: Ministri që merret me administratë publike, po tenton ta rregullojë statusin e agjencive, kjo është praktikë e mbrapsht

Ndryshimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, nuk po e përkrah edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, ka thënë se me ndryshimin e këtij Projektligji, po synohen që pushteti t’i ketë nën kontroll agjencitë e pavarura.

“Edhe grupi i LDK-së e ka shqyrtuar  projektligjin që ka të bëjë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. Kjo praktike e tillë e ligjit për LDK është e papranueshme. Me një ligj janë ndërruar më shumë se 20 ligje. Kjo është praktikë e mbrapsht. Ministri që merret me administratë publike tani merret si me rregullua statusin e agjencive. Kjo ministri shkon e prek edhe kategorinë e policisë që është kategori kushtetuese”.

“Ja ndërron formën e llogaridhënies. Kuvendi do të duhej që të vazhdojë më tutje llogaridhënien ta ketë në mbikëqyrje. Kjo praktikë jo që është e mrapsht por nuk ka kuptim. Të gjithë jemi të kujdesshëm për të racionalizuar agjenci të pavarur. Kemi agjenci që janë të tepërta edhe për nga numri. Nuk i jep të drejtë një ministri që institucionet m’u rregullu dhe statusi i tyre m’u ndryshu”, tha Selmanaj.

Lushtaku: Qeveria po tregohet e paaftë, po i shkel ligjet që i ka në dispozicion

Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, janë trajtuar në Komision por që nuk e përkrahin si të tillë.

Ai ka thënë se me këtë Projektligj, ministri Sveçla po tenton të vendosë sesi t’i teket atij.

Ai tha se Qeveria po tregohet e paaftë dhe po shkel të gjitha ligjet që ka në dispozicion kuvendi.

“Pavarësisht qëndrimeve është në kundërshtim me atë që kemi pasur në komision. Jemi për reformën për administratë publike por forma si ka ardhur është kundërshtuar. Shprehim kundërshtimin tonë sepse nuk ka praktikë më të mirë dhe ministri donë të vendos si i teket atij. Ne si parti e kundërshtojmë formën. Qeveria po tregohet e paaftë dhe po shkel të gjitha ligjet që ka në dispozicion kuvendi”, tha Lushtaku.

Kuvendi miraton tri projektligje, dështon ai për vetëqeverisje lokale

Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar në parim projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për tokën bujqësore, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kimikate dhe projektligjin për ushqim.

Ndërkaq, në mungesë të deputetëve nga komuniteti serb, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale nuk është hedhur në votim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se për këtë projektligj kërkohet që patjetër të votohet edhe prej deputetëve serbë.

Konjufca: Patjetër duhet të votohet edhe prej deputetëve të komunitetit serb

“Lidhur me këto të mbeturat, e kemi pasur votimin në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, mirëpo ky është ligj i karakterit vital, që quhet në Republikën e Kosovës. Prandaj, patjetër duhet të votohet edhe prej deputetëve të komunitetit serb, kështu që meqenëse ata nuk janë të pranishëm e lëmë këtë projektligj”, theksoi ai.

Fillimisht për votimin e tri projektligjeve të cekura më lartë nuk pati kuorum, dhe ato u votuan në tentativën e tretë, pasi që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Për këtë kryeparlamentari Konjufca, kërkoi nga deputetët e mazhorancës që mos të tallën.

Konjufca: Mazhoranca mos bëni hajgare

“Sërish nuk kemi kuorum, mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligje të tjera”, tha Konjufca.

Tani Kuvendi po shqyrton në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Miratohen tri Projektligje në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar sot disa Projektligje. Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.

Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim. Me po këtë rezultat është votuar në parim Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore.

Opozita nuk ka marrë pjesë në votimin e këtyre Projektligjeve.

Konjufca: Mazhorancë, mos bëni hajgare

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i bëjë 61 deputetë për të kaluar një sërë ligjesh me të cilën kërkohet shumica e thjeshtë. Ndonëse ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës, këta të fundit nuk i votuan Projektligjet të cilat ishin në rend dite.

Ka qenë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që u detyrua disa herë t’i qesë në votim këto projektligje, pasi që disa herë nuk morën votat e mjaftueshme.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, ai për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim”, kanë qenë disa nga Projektligjet e prezantuara në këtë seancë.

Nis seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën, në rend dite votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

Kuvendi sot debaton për situatën e sigurisë në vend

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërsa në rend dite është edhe debati parlamentar për sigurinë në vend.

Rendi  i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

Emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat