Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që po e kritikojnë pagën minimale.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka quajtur ata hipokritë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se po ta kishin rritur pagën minimale partitë që ishin në pushtet e tani po e kritikojnë qeverinë, tani do të flisnim për pagë më të madhe.
Postimi i tij i plotë:
Këto partitë që po e kritikojnë pagën minimale, pse nuk e rritën atë sa ishin në pushtet? Me e pas rritë ata ma herët në 250 euro, tash kishim folë për pagë më të madhe. Hipokrita.