“Serbia mund të bëjë çka të dojë”/ Publicisti reagon ashpër ndaj BE-së

Aktuale

“Serbia mund të bëjë çka të dojë”/ Publicisti reagon ashpër ndaj BE-së

Nga: A.M. Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:16
Aleksandar Vuçiç

Publicisti Emin Azemi ka reaguar në lidhje me ty ngjarje serbe që lidhen drejtpërdrejt edhe me Kosovën.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se armatimi i Serbisë nga Kina dhe kërcënimet e shërbimeve sekrete ndaj Dick Martyt, janë çështje që na lanë të gjithë gojë hapur.

Krahas kësaj, Azemi kritikoi Brukselin dhe Uashingtonin për heshtje ndaj këtyre ngjarjeve serioze.

“Me fjalë të tjera, Serbia mund të bëjë çka të dojë dhe të mos i ndiej në lëkurë pasojat e kësaj politike antiperendimore....ndërkohë që Kosova duhet ta kërrusë shpinën dhe të duroj lloj-lloj ekperimente ahisariane për bosnjizimin e saj (!).

Deri kur kjo politikë perendimore e standardeve të dyfishta!?”, deklaroi Azemi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Serbia ka pranuar nga Kina një kontigjent të sistemit raketor tokë-ajër FK-3/HQ-22 ...Ditë më parë ish-sh senatori zviceran Dick Marty, i cili është vënë nën mbrojtjen e organeve të specializuara të shtetit të tij, nën një vëzhgim të vazhdueshëm, pas paralajmërimeve se është i rrezikuar nga shërbimi sekret serb.

Të dyja këto ngjarje tërthorazi dhe drejtpërdrejt lidhen edhe me Kosovën.

Ajo që hë për hë na lë të gjithëve gojëhapur, është heshtja dhe indiferenca e Brukselit, por edhe qendrave të rëndësishme të vendimarrjes botërore, ndaj këtyte dy ngjarjeve.

Serbia po sillet si të ishte në një pakt ushtarak e ideologjik me Kinën dhe Rusinë, pasi që ajo shlirë dhe papengueshëm merr armatime të sofistikuara nga Kina dhe Rusia.

Brukseli, por edhe Uashingtoni, deri më tani të paktën do të mund t'i bënin një pyetje publike Serbisë se çfarë i duhet sistemi raketor kinez tokë-ajër FK-3/HQ-22.

Me indiferencën dhe heshtjen ndaj këtij kursi militarist të Serbisë, Uashingtoni dhe Brukseli sikur duan t'i dergojnë mesazh kësaj pjese të Evropës Juglindore, sidomos Kosovës, se modeli perendimor i demokracisë është qasje e gabuar dhe, për rrjedhojë, njerëzit kot besojnë në vlerat euroatlantike(!).

Si të shpjegohet heshtja konfuze ndaj kërcënimeve të shërbimt sekret serb në adresë të ish senatorit zviceran Dick Marty.

Me fjalë të tjera, Serbia mund të bëjë çka të dojë dhe të mos i ndiej në lëkurë pasojat e kësaj politike antiperendimore....ndërkohë që Kosova duhet ta kërrusë shpinën dhe të duroj lloj-lloj ekperimente ahisariane për bosnjizimin e saj (!).

Deri kur kjo politikë perendimore e standardeve të dyfishta!?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat