Miftaraj: Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me procesin gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Aktuale

Miftaraj: Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me procesin gjyqësor konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:27
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka thënë se çdo deklaratë e politikanëve lidhur me një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokuroria.

Sipas tij, politika nuk mundet dhe nuk duhet të komentoj rastet që janë në procedurë.

“Çdo deklaratë e politikanëve lidhur me një proces gjyqësor konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Politika nuk mundet dhe nuk duhet të komentoj dhe as gjykoj rastet që janë në procedurë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë jo rastësisht edhe raporti i DASH-it dhe raporti i Progresit i konsideron këto deklarata si ndërhyrje në drejtësi.

“Jo rastësisht edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit edhe Raporti i Progresit këto deklarata i konsideron si ndërhyrje në drejtësi’, ka thënë Miftaraj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat