Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë duke punuar që ta zgjidhin problemin për qenët endacak.
Por sipas tij, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit është duke i penguar në këtë proces.
“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces!
#Prishtina”, shkruan ai.