Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij në punës në fshatin Grabanicë të Klinës.
Punëtori i moshës rreth 50 vjeçare dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese ku pu punonte.
Burime të medias bëjnë të ditur se viktima është nga Drenasi.
I ndjeri po punonte bashkë me djemt e tij në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës.
Viktima, ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal.
Ekipa e emergjencës ka arritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e punëtorit.