Pos të rregullve, mburojës policore të presidentes, që të entjen erdhi në qytetin e saj të lindjes, i janë shtuar edhe civilët.
Në Mitrovicë, komuna e dytë që Vjosa Osmani viziton, pas Gjilanit të udhëhequr nga VV, u prit ngrohtësisht nga kryetari PDK-ist.
Bedri Hamza është kryetar përnjëmend, por sipas kësaj fotoje që ndodhet në korridor, lider më afat të papërcaktuar këtu është Agim Bahtiri.
Muhabeti i nikoqirit me mysafiren, që zgjati 40 min u duk se shkoi mirë.
Nga foltorja në jug, Osmani tha se planifikon ta shkelë çdo pëllëmbë të Kosovës.
Duke qenë afër serbëve të veriut, të cilët më shumë se shefen e Prishtinës, e duan atë të Beogradit, Osmani ia tha disa fjalë për Aleksandër Vuciqin, i cili e quajtui mizë Albin Kurtin
Lagja e Kovaçëve, një vend ku regjimi serb kreu masakra, qe destinacioni i radhës.
Homazhe u bënë edhe tek lapidari me emrat e të rënëve.
Pas së kaluarës me luftë, presidentja iu kthye edhe të shkuarës në edukim, duke vizituar shkollën ku zuri dijet e para.
Nga fatosat e yllkat e Ismail Qemalit, që iu foli dorë për dore, kuptoi ç’shkronjë po mësojnë.
Kur foli para tyre nuk u emocionua shumë, sic i ndodhi me fjalët e ish kujdestarit të saj.
Tregoi edhe ato që s’i kishte në qejf.
Bashkë me Hamzën ftuan të punohet fort për, sidomos pas ikjes së të rinjve nga vendi.