Shqiprim Arifi e quan gënjeshtar Liburn Aliun

Aktuale

Shqiprim Arifi e quan gënjeshtar Liburn Aliun

Më: 14 prill 2022 Në ora: 21:21
Shqiprim Arifi

Kryetari i ri i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se deklarata e ministrit Liburn Aliu se që dy vite është duke provuar që ta takojë, është një gënjeshtër.

Kështu u shpreh derisa shtoi se ministri i Infrastrukturës për interesa familjare po e mbron Ardita Sinanin, e cila ditë më parë u shkarkua nga pozita e kryetares së Preshevës.

“Ai po rren. S’kam qysh me përshkru ndryshe, sun e mbrojë në këtë pikë mo. Sun i thom në mënyrë gramatike po gënjen. Duhet me sqaru ai vet. Ai e ka kojshike Ardita Sinanin, pikë së dyti e ka djalin e axhës zv/kryetar të Asamblesë me Ardita Sinanin.

Kjo është ajo që ka qenë subjektive në trajtim dhe selektiv ndaj nesh. Për interesa familjare po e mbron Ardita Sinanin”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat