Analisti politik Gazmir Raci, tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk i ka përfshirë disa fakte që vërtetojnë luftimin e krimit dhe korrupsionit nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Raci tha se vitin e kaluar janë sjell para drejtësisë 500 persona për vepra të ndryshme korruptive.
Ai theksoi se kjo qeveri në luftën e krimit dhe korrupsionit nuk e amniston askënd, pa marrë parasysh se në çfarë niveli janë.
“Ishte interesant që këto fakte nuk u përmenden në përmbledhjen e raportit të DASH-it. Për herë të parë ne kishim vitin e kaluar arrestimin e mbi 500 personave në Kosovë që u sollën para drejtësisë për vepra të ndryshme korruptive të të gjitha nivelet”.
“Para dy jave ne kishim një aksion të madh të arrestimit të zyrtarëve policorë që i bie që kjo qeveri në luftën e krimit dhe korrupsionit nuk e amniston askend, pa marrë parasysh se në çfarë niveli janë”.
“Raporti vlerëson hapat që i ka marrë qeveria për të i identifikuar dhe ndjekur njerëzit por ne e kemi një problem tek administrata jonë publike, që njerëzit tanë, zyrtarët tanë janë të punësuar e baza ligjore e kontratave të tyre nuk lejon që një person derisa nuk e merr vendimin e formës së prerë, pra aktgjykimin final që ai të largohet nga pozita”.
“Unë pres nga kjo qeveri që t’i hyj shumë seriozisht reformës në Administratën Publike”, tha ai.