Haxhiu: Si mundet dikush me i thënë vetes veteran, e as 1 minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së?

Aktuale

Haxhiu: Si mundet dikush me i thënë vetes veteran, e as 1 minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së?

Më: 14 prill 2022 Në ora: 23:29
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se të gjithë e dinë që Kosova nuk ka pasur 50 apo 60 mijë veteranë, duke thënë se listat e veteranëve janë fryrë.

“Unë besoj që në një kohë të afërt duhet të adresohet kjo çështje”, tha Haxhiu.

“Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral.

Qysh mundet dikush me i thënë vetes veteran, e as 1 minutë se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat