Shpeshherë seancat e Kuvendit të Kosovës dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit.
Agnesa Haxhiu, nga KDI e cila monitoron punën e legjislativit në Kosovë.
Haxhiu tha se zakonisht në fillim të seancave në lista janë të nënshkruar mbi 100 deputetë.
Ajo theksoi se përfaqësuesit e votës popullore nuk qëndrojnë deri në fund në seanca.
“Zakonisht në listat e pjesëmarrjes për secilën seancë nga Administrata e Kuvendit, figuron një numër goxha i madh i deputetëve që nënshkruhen aty. Gjithmonë janë mbi 100 të nënshkruar”.
“Mirëpo zakonisht ato seanca dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit sepse deri në fund shkon duke u reduktuar numri i deputetëve në seanca. Deputetët ndonëse vijnë në fillim nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës në seanca”.
Disa herë me radhë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ua kishte tërhequr vërejtjen deputetëve.
Madje në seancën e së enjtes ai iu dha ultimatum deputetëve që të ktheheshin.
Konjufca e ndërpreu seancën për shkak të mungesës së kuorumit.