Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot në 17-vjetorin e vrasjes, vëllain e tij, Enver Haradinaj.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u vranë padrejtësisht.
“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Enver Haradinaj u vra me 15 prill 2005, në afërsi të Pejës dhe rasti i tij nuk është zbardhur ende.