Njohësi i ҫështjeve politike që jeton në Amerikë, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur rreth të bëmave të ish shefit të SHISH-it, Fatos Klosit. Ky i fundit u përzgjodh si veteran, ndërsa Maxharraj thotë se ai nuk ka qenë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë, as nuk zbrazi asnjë plumb ndaj Serbisë.

“Ditëve të fundit është bërë përsëri aktual numri shumë i madh prej mbi 60 mijëve të veteranëve të UÇK për të cilët foli edhe kryeministri Albin Kurti i cili apostrofoi se UÇK nuk ka me shumë se sa 20 mijë veteranë. Por në këtë kontekst e tërheqë vëmendjen figura misterioze e shefit te SHISH të Shqipërisë Fatos Klosi se si ai u përzgjodhë si veteran u luftës i UÇK-së, kur kurrë nuk ishte në Kosovë, nuk mori pjesë në luftën e Kosovës e as që shprazi bile një plumb kundër Serbisë. Fatos Klosi me profesion është fizikant, profesor universiteti. Por ajo se për çka njihet ky njeri është se ishte drejtues i Shërbimit Informativ shtetëror të Shqiperisë (SHISH) gjatë viteve 1997-2002”, vlerëson Maxharraj.
Maxharraj thotë më tutje se, ky njeri gjatë luftës është shoqëruar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin e Azem Sylën. Klosi ka qenë pjesëmarrës në të gjitha skenat që u përgatitën nga Shtabi i Rognerit kundër Presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe i përfshirë në vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, thekson Maxharraj.
“Gjatë luftës ky njeri ishte në shoqëri dhe bashkëpunonte fuqishëm me Shtabin e Rognerit si me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Azem Syla etj. Por ky Fatos Klosi misterioz brenda përbrenda Shtabit të Rognerit direkt u përzi në çorbën qe po zihej midis shtabisteve të Rognerit për luftë dhe rreth luftës, ai mori pjesë në të gjitha skenat dhe prapaskenat bizarde që u zien në kazanin e Shtabit të Rognerit sidomos në "luftën e ashpër" kundër presidentit Ibrahim Rugova e jo ne luftën me armikun, Serbinë. Në këtë drejtim pati shumë tradhti, likuidime, që nga Ali Musa një gazetar qe raportonte për luftën dhe shok dhome i Hashim Thaçit e deri te vrasja mizore, makabre e ministrit të mbrojtjes së FARK-ut ushtrisë së Ibrahim Rugovës, ku flitet dhe përflitet se bash që ky far katili me emrin Fatos Klosi dyshohet se është i përzier në këtë vrasjen e ministrit të mbrojtjes së ushtrisë së Ibrahim Rugovës, FARK”, vlerëson ai.
Maxharraj thotë se është shumë interesant të dihet për opinionin se si u zgjodh Fatos Klosi për veteran i luftës, cili është kontributi i tij në luftë, apo me këtë titull është shpërbly për malverzimet, intrigat deri te ato më të ulëtat si shef i Shërbimit Sekret Shqiptar SHISH.
“Fatos Klosi ishte në shoqëri të theksuar me Xhavit Halitin i cili edhe ky si Klosi është veteran lufte i UÇK pa i shkelë këmba në Kosovë gjatë luftës”, thekson ai.