​Haradinaj për sulmin në veri: Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës

Aktuale

​Haradinaj për sulmin në veri: Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:26
Ramush Haradinaj

Pas sulmeve që ndodhën ndaj Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj duke thënë se grupi kriminal që sulmoi zyrtarët policorë është alarm për të gjithë.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të distancohen nga krimi e të bashkohen me luftën e pakompromis.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj.

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës në veri e ku është vërtetuar se ata u gjuajtën me granatë dore dhe kallanikovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat