Përfundon takimi i Osmanit me strukturat e sigurisë
Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me strukturat e sigurisë, pas sulmeve që u janë bërë policëve të vendit në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, por që i njëjti nuk ka dhënë detaje.
Ndërsa, pas sulmeve që të ndodhura sot, ka reaguar Blerim Vela, Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, ku e ka fajësuar Serbinë për sulmet dhe se të njëjtat, sipas tij, synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.
Osmani takon strukturat e sigurisë pas sulmeve ndaj policëve në veri
Katër sulme janë bërë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit gjatë dy ditëve të fundit.
Kjo ka bërë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajë takim me strukturat e sigurisë në vend.
Burime bëjnë të ditur se si rezultat i pas zhvillimeve të fundit në vend si rezultat i veprimeve destabilizuese të Serbisë është mbajtur ky takim.
Detaje për sulmet nadj policëve kanë dhënë sot në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.