Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ma argatët e tij në Kosovë kanë gisht në sulmin e Policisë së Kosovës në veri.
Sipas tij, këto sulme janë skenarë ruso-serb bashkë me Edi Ramën.
Ai paralajmëron Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, që të kenë kujdes pasi që mundet me pas sulme të ardhshme në veri e që mund të jenë me pasoja të rënda.
Postimi i plotë:
Sulmet janë skenarë Ruso-Serb dhe shqiptarë i Edi Ramës me argatët e tij në Kosovë!
MPB e Kosovës të ketë kujdes me nivelin e gadishmërisë të policisë dhe Doganave në veri, pasi shumë lehtë që sulmet e ardhshme të armatosura do të jenë më brutale dhe ma të sakta (mina dhe anti-tanksa) kundër zyrtarëve policor dhe shumë lehtë mundet të ketë edhe viktima në radhët e zyrtarëve shtetëror të Kosovës.
Shtohet pytja çka ndodh pastaj!