Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan
Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person.
Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës, është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë disa informacione për këtë krim.
Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.
Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.
Vktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.
Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.
Zbulohet identiteti i personit të vrarë dhe vrasësit në Klinë
Një person është vrarë sot rreth orës 18:20 në Zllakuqan të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan të Klinës një person është plagosur. Viktima me emergjencë është dërguar për në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.
Ai tha se janë arrestuar tre persona që dyshohet sa janë involvuar në rast.
Mediat shkruajnë se personi që u vra sot është Mark Ademi.
Për vrasjen e Ademit, tanimë në prangat e Policisë ka rënë një i dyshuar.
Bëhet fjalë për Anton Ndrecajn, i cili dyshohet se e vrau Ademin pas një përleshje.
Vritet një person në Klinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pasi një person është vrarë në Zllakuqan të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia teksa ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.
“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.
I dyshuari është në kërkim”,thuhet në përgjigjen e PK-së.