Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Zllakuqan të Klinës. Atje ka mbetur i vdekur një person. Për rastin janë arrestuar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar.
“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se është ndaluar personi që dyshohet për vrasje.
“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.
Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.
Sipas Klina.info, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.