Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 499 raste janë aktive me koronavirus në vend.
Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 22 raste të reja dhe 20 pacientë të pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës.