Policia konfirmon sulmin ndaj saj në veri

Aktuale

Policia konfirmon sulmin ndaj saj në veri

Nga: A.M. Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që është sulmuar edhe sot.

Policia njofton se kanë ndodhur dy shpërthime.

Sipas komunikatës së Policisë, sulmet ka ndodhur rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës.

"Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.  

Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë", thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat