Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar sërish ndaj Bashkimit Evropian, i cili pas sulmeve ndaj policëve të Kosovës në veri, tha se palët duhet të përmbahen nga provokimet.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka përshtypjen se njësoj do të thoshte BE-ja edhe nëse Serbia do ta bombardonte Kosovën, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se kryesore e ka BE që të mos e trazojë Vuçiqin.
Postimi i plotë:
Kam përshtypjen që edhe po ta bombardonte Serbia Kosovën, Bashkimi Europian do të thoshte se palët duhet të përmbahen nga provokimet. Kryesorja mos me e trazu Vuçiqin.