Për të dytën ditë radhazi Policia e Kosovës po sulmohet në veri.
Për këto sulme të vazhdueshme ka reaguar analisti politik Gazmir Raci, i cili thotë se vendosja e Policisë së Kosovës atje është si rezultat i dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një reagimi shkruan se, sulmet e vazhdueshem të Serbisë ndaj Policisë janë përpjekje për minimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan.
Raci thotë se Serbia po luan lojën ruse dhe duhet të ndalet sa nuk është vonë.
Tutje ai shprehet se institucionet e sigurisë duhet të fuqizohen vazhdimisht në veri.
“Vendosja e Policisë së Kosovës në veri është rezultat i dialogut të Brukselit. Sulmet e vazhdueshme të Serbisë ndaj tyre janë përpjekje për minimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Serbia po e luan lojën ruse prandaj duhet të ndalet sa nuk është vonë.
Institucionet e sigurisë dhe sundimit të ligjit edhe në veri duhet të fuqizohen vazhdimisht”, shkruan Raci.