Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Qeveria Kurti e ka lëshuar edhe një “bajrak”, pasi siç thotë janë zotuar se kur do të vijnë në pushtet do ta zhbëjnë Gjykatën Speciale.
Ai tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kur ishte në vizitë në Hagë e paska kuptuar se Gjykata Speciale nuk mund të shpërbëhet..
“E paskan kuptuar edhe këtë situatë pas kaq vitesh.
Kështu një ditë do të deklarojnë edhe për demarkacionin me Malin e zi, e çdo çështje tjetër, që e kanë përdorur si 《kauzë të rrejshme》sa për votë”, shkroi ai.