Zyrtari i VV-së në Tiranë, Hysamedin Feraj, ka thënë se pas sulmit të Serbisë mbi policinë e Kosovës, mediat po e sulmojnë ministrin Sveçla.
Pasi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në konferencën e djeshme refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarës duke e quajtur “budallallëk” parashtrimin e pyetjes, Feraj ka thënë se mediat po e sulmojnë verbalisht ministrin që drejton policinë.
Ai ka shkruar në Facebook se është koinçidencë që pas sulmit të Serbisë me armë ndaj policisë media po e sulmon verbalisht ministrin Sveçla.
“Çfarë koincidence! Serbia e sulmon me armë policinë e Kosovës. Pak mbas saj, opozita dhe media e dirigjuar prej saj e sulojmë verbalisht ministrin që drejton policinë.Sigurisht, pa koordinim me Serbinë”, ka shkruar Feraj.