Sot Policia kufitare në veri është sulmuar sërish.
Policia u sulmua me mjete piroteknike në Sharjep të Jarinjes.
Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërkaq sipas Policisë së Kosovës, këto sulme kanë ardhur nga territori i Serbisë.
Dy autoblinda të Njësisë Speciale janë parë të qëndrojnë në Sharjep të Jarinjes.