Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj analistit tjetër, Nexhmedin Spahiut.
Ky reagim erdhi pasi që, Spahiu ka kritikuar Vjosa Osmanin për pjesëmarrjë në një takim ku ishte prezent flamuri i Kosovës.
Pozhari në facebook, shkruan se këta tipa nuk po ia duron lukthi.
Madje thotë se po ia kalon Agim Bahtirit.
“Nexhmedin Spahiu kritikon Vjosa Osmanin pse shkoi në takim ku ishte i vendosur flamuri kombëtar, përmend shkeljen e Kushtetutës.
Kohëve të fundit hiq s'po mi duron lukthi qeta tipa. Hajr ishalla. Me thonë Ramazani fajet, jo!
Veç ky ia kalon Agim Bahtirit. 😃”, shkruan Pozhari.