Ministri Sveçla viziton pikat kufitare ku kanë ndodhur sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Aktuale

Ministri Sveçla viziton pikat kufitare ku kanë ndodhur sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Nga: A.SH Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:50
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sceçla sot ka vizituar pikat kufitare në veri të Mitrovicës, ku janë sulmuar Policia e Kosovës nga grupe kriminale.

Ai ka thënë se pas 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.

Postimi në Facebook:

Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur.

Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.

Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.

Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat