Leutrim Caraku nga Pokleku i Drenasit është njëri nga të mbijetuarit e masakrës që ka ndodhur 23-vjet më parë nga forcat e ushtrisë serbe.
Ai ishte nëntë vjeçar kur e kishte parë masakrimin e nënës, vëllezërve, familjarëve dhe bashkëfshatarëve të tij.
Carraku në vitin 2018, kishte treguar se mbi të kishte pasur trupa të kufomave.
Në këtë fshat janë vrarë e masakruar 54 civilë të cilët përkujtohen për çdo vit.